Studiuesi për Politikat e Qëndrueshme, Diego Abedinaj përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Sheshi i Dollarit” foli për projektin e Bashkimit Evropian për rajonin dhe fondet 6 miliardë euro.
Ai u shpreh se investimet do mund të përmirësojnë klimën e biznesit në vend.
“Ajo çka unë mendoj është se në këtë aspekt vendet e Ballkanit Perëndimor do i shërbejë për klimën favorshme të biznesit, shkëmbime mallrash. Po ashtu mendoj se vendet e rajonit duhet të kenë kujdes për dobësimin e tregjeve të brendshme, pasi janë vende të brishta”, tha ai. /abcnews.al