Franca ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vdekjen e palestinezëve në Gaza, të cilët ishin mbledhur për të marrë ndihma humanitare të enjten.
“Ne do të kërkojmë shpjegime dhe do të duhet të ketë një hetim të pavarur për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.
Kjo vlen kur e cilësojmë Hamasin si grup terrorist, por duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre kur ka mizori në Gaza”, tha Stephane Sejourne, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.
AFP raporton Sejourne tha se vendi i tij nuk do të zbatonte “standarde të dyfishta” dhe tha se nëse një hetim do të arrinte në përfundimin se të shtënat izraelite ishin një krim lufte, “atëherë padyshim kjo do të shqyrtohet në gjykatë.
Ushtria izraelite ka mohuar se ka qëlluar në turma të mëdha njerëzish të uritur dhe tha se shumica u shtypën ose u përplasën nga kamionët që përpiqeshin të arratiseshin.
Një zëdhënës tha se ushtarët izraelitë qëlluan vetëm mbi një grup të vogël që u largua nga kamionët dhe kërcënoi një pikë kontrolli.
Më shumë se njëqind palestinezë u vranë.
/abcnews.a