Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj vrajses së më shumë se 100 palestinezëve teksa ata u mblodhën rreth kamionëve me ndihma, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht alarmante”.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se do të ndërlikonte negociatat e armëpushimit në luftën pothuajse pesë-mujore, pasi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara “po kërkonin urgjentisht informacion shtesë për saktësisht se çfarë ndodhi”.
Uashingtoni do të monitorojë nga afër një hetim të ardhshëm, tha ai.
Kishte informacione krejtësisht të ndryshme se si viktimat vdiqën në kaosin që ndodhi pranë qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite mohoi se kishte qëlluar në turma të mëdha njerëzish të uritur dhe tha se shumica u vranë në një përplasje ose u përplasën nga kamionët që përpiqeshin të largoheshin.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza të premten dhe tha se situata në Gaza është “e tmerrshme”.
“Indinjatë e thellë për pamjet që vijnë nga Gaza ku civilët janë shënjestruar nga ushtarët izraelitë.
Unë dënoj sulmin dhe bëj thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha Macron.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të enjten se incidenti do të kërkonte një hetim efektiv të pavarur.
Duke folur në Shën Vincent dhe Grenadine përpara një samiti rajonal, Guterres tha se ishte “i tronditur” nga ngjarja.
/abcnews.al