“Grekët nuk kanë lidhje me Trojën”, historiani: Ata u krijuan 400 vite pas luftës, në dokumente del koloni dardane

schedule08:44 - 1 Mars, 2024

schedule 08:44 - 1 Mars, 2024

Historiani Engjëll Gishti ka zbuluar tre arsye pse Troja nuk mund të jetë në Shqipëri. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se teza u përhap shumë vite më parë nga një autor amator serb, pasi atyre u duhej Troja në Shkodër për të fabrikuar historinë.

Sipas historianit, Troja është një koloni dardane dhe shfaqet në dokumentet e antikitetit. Ai ka theksuar se grekët nuk kanë lidhje me Trojën pasi ata u krijuan 400 vite pas luftës së saj.

“Troja është një koloni dardane. Hektori dhe Priamin permenden me mbiemrin “Dardanide”, pra “Dardan” dhe kjo del në shumë dokumenta të antikitetit. Në fund të fundit e gjithë lufta që bëhet në Trojë, bëhet për interesa ekonomike. Hartat e shekujve të fundit nuk janë burim referimi. Grekët nuk kanë lidhje me Trojën se nuk kishin lindur akoma, kur ndodhi lufta e Trojës në 1884 para Krishtit, ata u krijuan 400 vite pas luftës së Trojës. Nuk mund të pretendojmë që unë pa lindur mund të bëjë luftën. E bën fiset pellazge luftën.

Trojanët janë dardanë dhe këtë e tregon dhe vetë udhëtimin e Eneas”, tha Gishti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!