Sulmi me 104 të vdekur në Gaza/ Hamasi paralajmëron se do të tërhiqet nga negociatat për lirimin e pengjeve

schedule14:30 - 29 Shkurt, 2024

schedule 14:30 - 29 Shkurt, 2024

Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se mund të tërhiqet nga negociatat pas incidentit të sotëm për të cilin autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën 104 palestinezë janë vrarë.

“Negociatat nuk janë një proces i hapur në kurriz të gjakut të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Hamas.


Palestinezët ishin në radhë për ushqim, kur forcat izraelitët hapën zjarr duke shkaktuar masakër mes civilëve. Sipas informacioneve, 760 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa besohet qe numri i viktimave mund të rritet për shkak se ka shumë të plagosur ende në rrugë dhe trupa të pajetë.

/abcnews.al