Zonat e përbashkëta të pagesave në euro/ Rama: Shqiptarët paguajnë 6 herë më shumë, do kurseheshin gjysmë miliardë euro

schedule13:15 - 29 Shkurt, 2024

schedule 13:15 - 29 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi, duke komentuar kostot e transaksioneve financiare, u shpreh se qytetarët shqiptarë paguajnë 6 herë më shumë sesa evropianët në BE. Me uljen e kostove të transaksioneve, do të kishte një vlerë kursimi në gjysmë miliardë euro.

E përmenda tashmë se sa e madhe është kjo mundësi kur vjen fjala te paratë kur thashë se vetëm duke ulur koston e transaksioneve financiare, apo thënë thjesht, shqiptarët jashtë që dërgojnë para në shtëpi dhe paguajnë 6 herë më shumë sesa evropianët kur dërgojnë para nga një pikë në tjetrën brenda BE, shkon në një vlerë kursimi prej gjysmë miliardi për rajonin. Vlera e transaksioneve aktualisht që kryhet nga qytetarët tanë përmes bankave për dërgesat është e ulët, shumica vjen me para në dorë. Një arsye është kostoja sepse dërgon para në shtëpi përmes bankës dhe paguan koston e transaksionit që është 6 herë më e lartë se fqinji yt austriak. Janë 24 milionë, shifër e ulët sa i takon numrit të transaksioneve por është vlerë e jashtëzakonshme.

Janë shumë para. Kur flasim për paratë, sot edhe për shkak të pengesës për një kohë të gjatë të Ballkanit të Hapur, të Procesit të Berlinit, CEFTA-s vazhdojmë të kemi një rajon ku koha e pritjes së kamionëve është 26 milionë orë ndërsa në BE nuk ka pritje. Nëse do të shkoni në Qafë-Thanë do të shihni aty një kanal mbi të cilin thuhet se keni arritur në korsinë e gjelbër që e kemi bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Por cfarë presupozohet të bëjmë sot në kuadër të planit të ri të rritjes? Korsitë e gjelbëra midis të gjithëve ne dhe BE. Pra korsi të gjelbëra midis nesh dhe Italisë, midis nesh dhe Greqisë, Malit të Zi, Serbisë e Hungarisë e kështu më radhë. Thjesht duke shkurtuar me tre orë për kamionë kohën e pritjes ne mund të rrisim PBB tonë me 3 përqind.

Janë para që vijnë vetëm duke shkurtuar procedura burokratike të kota. Më shumë sesa kaq, sa u takon projekteve, ju them se pak ditë më parë zëvendës kryeminstrja nënshkroi marëveshjen me BERZH për një hekurudhë të re. Po përgatitemi të nënshkruajmë të tjera marrëveshje. Kështu që flasim për qindra miliona dhe është falë asaj cfarë tha komisioneri, planit të ri të rritjes që na jep mundësi të aplikojmë dhe të marrim fonde për energjinë, insfrastrukturën, fushën dixhitale. Mendoj që kemi një mundësi të madhe përpara nesh, na takon ne të përfitojmë prej saj apo të humbasin por do të ishte gabim historik që ta humbisni. është turp që ne nuk ia dolëm për 10 vjet të punojmë në këtë drejtim, sot do të kishim qenë në një pozitë më të mirë. “, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!