Trashëgimia e një apartamenti u bë shkak i ngjarjes së rëndë në Korçë ku humbën jetën Ilo Lluka dhe Emiljano Pine.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se Ilo Lluka ndjekur lëvizjet e Emiljano Pines gjatë paradites dhe në mbrëmje e qëlloi me 4 plumba. Më pas, Lluka ka vrarë veten.
Fqinjet e tyre tregojnë se familja e Llukës jetonte prej vitesh me atë të Emiljano Pines dhe se nëna e këtij të fundit i shërbente për shkak të moshës së babait të autorit.
“Është zbardhur gjithe dinamika dhe motivi. Ka të bëjë me një apartament banimi. Në pronesi të babait të autorit, i cili ia kishte lënë kujdestares që jetonte me të dhe djalin e saj. Kjo ishte bërë shkak për konfliktin. Ishte bërë burim grindjeje mes babait dhe djalit. Në këtë debat u bë pjesë edhe pala tjetër që jetonte në banesën e babait. Sipas deklarimeve të familjarëve, babai i autorit ia kishte lënë me trashëgimi djalit të kujdestares që jetonte me të.
Bëhet fjalë për një krim me paramendim. Paraditen e djeshme ai ka ndjekur lëvizjet, ku qëndronte, ku lëvizje djali i kujdestares i babait të tij. Mbrëmjen e djeshme i zuri pritë, e qëlloi me 4 plumba dhe i tha që ti nuk mund të trashëgosh banesën e familjarëve të mi. Autori nuk jhhetone me babain e vet, jetonte mes Korçës dhe Selanikut. Autori pretendon se babai nuk ka qenë në rregull mendërisht për të kyer këto veprime ligjore”, raportoi gazetari i ABC News, Roland Beqiraj./abcnews.al