Putin paralajmëron Perëndimin kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

schedule10:44 - 29 Shkurt, 2024

schedule 10:44 - 29 Shkurt, 2024

Siç ndodh zakonisht me fjalimet e Putinit, ai shfrytëzoi rastin për të kritikuar Perëndimin. Ai tha se Perëndimi donte të krijonte një “shtet dekadent”, por në vend të kësaj ata kanë humbur.

Ai dha gjithashtu edhe një mesazh për vendet perëndimore që mund të mendojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë.

“Ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre”, tha ai.

Putin gjithashtu pretendon se rusët kanë qenë viktima të të ashtuquajturës “rusofobia”.

“Pa një Rusi sovrane dhe të fortë nuk mund të ketë rend botëror të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Putin vazhdon të lavdërojë Rusinë dhe popullin e saj, duke thënë se ka pasur “shekuj uniteti” që ka krijuar një forcë të pathyeshme. Ai tha se Rusia është shtyllë e demokracisë, duke theksuar se nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e saj të brendshme.

Ky fjalim vjen më pak se dy javë pas vdekjes së Alexei Navalny, një prej kundërshtarëve më të ashpër të Putinit.

Familja e Navalny ka akuzuar Putinin për  vdekjen e tij, gjë që Kremlini e ka mohuar.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!