Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Ambicia jonë, në qershor aplikojmë për zonën e përbashkët të pagesave në euro

schedule10:17 - 29 Shkurt, 2024

schedule 10:17 - 29 Shkurt, 2024

Në qershor Shqipëria synon të aplikojë në zonën e përbashkët të pagesave euro. Deklarata u bë nga kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria do të punojë fort për të kryer këtë ushtrim, sic e konsideroi ai, jo të lehtë.

“Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformimin e sistemit të drejtësisë, shumë mbetet për t’u bërë për të arritur standardet e një shteti të BE-së. Dhe mbështetur në gjetjet e procesit të radiografimit të legjislacionit më shumë sesa gjysma e asaj çfarë duhet të bëjmë,  lidhet me shtetin e së drejtës dhe me gjyqësorin.

Jam i sigurt që komisioneri Várhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm Koopman do ta shtjellojnë më tej ato çfarë për vendet tona e për qytetarët tanë janë në Planin e ri të Rritjes dhe çfarë duhet të bëjmë që t’i marrim. Ajo që mund të them është se Shqipëria është e gatshme për këtë ushtrim mjaft sfidues e do të punojmë pareshtur me gjithë të tjerët për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro, drejt lehtësimit të tregtisë dhe transportit dhe tregut digjital.

Vetëm pak shembuj. Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave, zonës evropiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me gjashtë herë tarifat e qytetarëve tanë që ndodhen jashtë për të dërguar para në shtëpi, duke qenë se do të ulë 6 herë koston e të gjitha transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë, ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë.

Nëqoftëse ulim vetëm me 3 orë, vetëm 3, kohën e pritjes së kamionëve tanë në kufijtë tanë rajonal dhe në kufijtë me Bashkimin Europian, mund të marrim një rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh, 3 përqind. Po për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një proces mjaft kompleks dhe mund të ndaj këtu se mbështetur në përvojën nga Ballkani i Hapur, ku Shqipëria Serbia, dhe Maqedonia e Veriut bënë përpjekje për ta përshpejtuar këtë proces ky ushtrim nuk është i lehtë. Nëse ia dalim që 500 bashkitë tona t’i përfshijmë në programin e internetit, Wifi për Ballkanin Perëndimor në hapësirat publike që në fakt është një binjake e re programit të BE-së për internetin falas në zonat publike, ne mund ta çojmë të gjithë shoqërinë e rajonit në një nivel krejt tjetër sa u takon shërbimeve të shpejta me cilësi të lartë.

Nga ana tjetër, nëqoftëse integrohemi në rrjetin digjital europian mund t’iu japim në NBM-ve tona një nxitje modernizimi me një ndikim mjaft të rëndësishëm mbi kostot dhe përfitimet e tyre.

Thënë e gjithë kjo nuk mund ta theksoj dot më shumë se kaq nevojën për ta lënë politikën ballkanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të përqendrohemi të gjithë tek suksesi i këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm, por po kështu me mjaft përfitime.”u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!