Pasi arriti të mundë Ylber Ramadanin e Medon Berishën, tashmë “fantazisti” i mesfushës, Kristjan Asllani kërkon triumfin edhe ndaj kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, me “Zikaltërit” e Inter, që mbrëmjen e kësaj të mërkure do të sfidojnë “Bergamaskët” e Atalanta, sfidën e prapambetur të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Sa i përket formacionet teknikut, Simone Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin e tij bazë, teksa në portë është vendosur Sommer e para tij në mbrojtje Bastoni, De Vrij e Pavard. Në krahët e mesfushës janë Federico Dimarco e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Mkhitaryan, Nicolo Barella e Kristjan Asllani, ndërsa në sulm është vendosur dyshja Marko Arnautovic e Lautaro Martinez.
Në krahun tjetër teknikut, Gian Piero Gasperini i ka pozicionuar “Bergamaskët” e tij, me formacionin 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Carnesecchi e para tij në mbrojtje Scalvini, Berat Gjimshiti, në rolin e kapitenit e Kolasinac. Në krahët e mesfushës janë Hateboer e Zappacosta, me qendrën që mbulohet nga Pasalic e Ederson. Më i avancuar është Teun Koopmeiners, ndërsa sulmi përbëhet nga Miranchuk e De Ketelaere. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: