Gjithçka zyrtare, ish-“ylli” i United caktohet trajner i përkohshëm i Kombëtares së Irlandës

schedule18:56 - 28 Shkurt, 2024

schedule 18:56 - 28 Shkurt, 2024

Tani është zyrtare. Federata e Futbollit të Irlandës ka njoftuar se John O’Shea do të drejtojë ekipin kombëtar të Irlandës në mënyrë të përkohshme për dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare kundër Belgjikës dhe Zvicrës në mars. Ish-lojtari i Manchester United pason në detyrë Stephen Kenny-n.

John O’Shea, i cili ka realizuar 118 paraqitje për Irlandën dhe është i treti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave. Ai ishte asistent i Stephen Kenny dhe duke punuar si ndihmësmenaxher i Jim Crawford te U-21. O’Shea gjithashtu ka përvojë stërvitore në futbollin vendas me Reading, Stoke City dhe, së fundmi, me Birmingham City.

Menjëherë pas firmosjes së kontratës disa fjalë e i tha edhe vetë O’Shea, i cili u duk të ishte tejet i kënaqur për rikthimin e tij, pavarësisht se të përkohshëm, për dy miqësoret e radhës të Irlandës, ndaj “Djajve” të Belgjikës e “Helvetëve” të Zvicrës.

“Jam i kënaqur që kthehem në stafin e trajnerëve të meshkujve si trajner i përkohshëm për dy miqësoret ndërkombëtare kundër Belgjikës dhe Zvicrës. Do të jetë një nder i jashtëzakonshëm. Gjithmonë kam pasur krenari të pamatë për të përfaqësuar vendin tim, qoftë gjatë karrierës sime si lojtar apo, së fundmi, si pjesë e stafit stërvitor”,- u shpreh ish-“ylli” i United. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!