Fabrika më e madhe e armëve bërthamore në SHBA, në Teksas, u evakuua gjatë natës pasi zjarret po shkrumbojnë zonën përreth saj. Punëtorët u detyruan të largoheshin nga fabrika ku montohen bombat bërthamore pasi një ferr flakësh shkrumboi më shumë se 100 mijë hektarë tokë.
Imazhet satelitore tregojnë zjarret që përhapeshin pranë Amarillos, në veri të Teksasit, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta për sezonin.
⚡️Forest fires have erupted near a nuclear weapons production plant in #Texas, the AP reported.
The fire has spread across an area of over 1000 square kilometers. An evacuation order for the Pantex plant may affect around 100 people. pic.twitter.com/fMSW1EqTGJ
— KyivPost (@KyivPost) February 28, 2024
Fabrika e prodhimit Pantex, e vendosur 34 kilometra nga qyteti i Amarillo, kishte njoftuar më herët se do të pezullonte operacionet dhe do të ndërtonte një pengesë për të mbrojtur objektet e saj.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shpalli 60 qarqe në shtet në gjendje katastrofe të martën.
⚡️???☢️ UPDATE – Texas: Saboteurs have caused wild fires in Amarillo. Fires reached almost the nuclear facility, north of Pantex.#Texas #Amarillo pic.twitter.com/iEirmGUUPX
— MH Chronicle (@MHNewsDaily) February 28, 2024
Disa qytete, disa deri në 100 milje (160 km) nga Amarillo, lëshuan urdhra evakuimi, mbyllën rrugët dhe u kërkuan qytetarëve të qëndronin brenda ose të kërkonin strehim në ndërtesat publike.
/abcnews.al