Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh tha të mërkurën se grupi militant ka shfaqur fleksibilitet në negociata, por mbetet i gatshëm të vazhdojë luftimin kundër forcave izraelite.
“Çdo fleksibilitet që ne tregojmë në negociata për shkak të shqetësimit për gjakun e popullit tonë dhe për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre të madhe dhe sakrificave të mëdha … paralelizohet me një gatishmëri për të mbrojtur popullin tonë,” deklaroi Haniyeh, shkruan CNN.
“Ne po i ripohojmë sionistëve dhe amerikanëve… se atë që ata kanë dështuar të imponojnë në fushën e betejës, ata nuk do ta marrin me makinacione politike”, shtoi ai.
Haniyeh u bëri thirrje palestinezëve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor që të marshojnë drejt xhamisë Al Aksa në ditën e parë të Ramazanit./abcnews.al