Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në një kohë të trazuar. Gjatë konferencës së përbashkët, ai ka falenderuar dhe popullin shqiptar.
“Së pari dëshiroj t’ju falenderoj juve Edi dhe popullin tuaj. Falenderojmë të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë që ju na keni dhënë ne, popullit të Ukrainës në këtë kohë të trazuar. Madje, dhe sot ne e kemi parë bashkëpunimin dhe mbështetjen me vendet e tjera. Kjo është ajo që mund të ofrojë një komb.
Ne natyrisht mbështesim dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe për ne është shumë me rëndësi që ju do të merrni pjesë në Samitin Global të Paqes, natyrisht që na mbështesni për paqen. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por ju duhet të na mbështesni. Faleminderit“, tha ndër të tjera Zelensky./abcnews.al