Kanë mberritur në gjykatën e Elbasanit 4 të rinjtw që akuzohen për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”Armëmbajtje pa leje” ndaj 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh. Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg. Gjithashtu pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi.
Vrasja e Fatjon Bicit ndodhi në 16 maj pranë një shkolle në Gramsh, ku një grup djemsh kishin ardhur nga një zonë tjetër për të sqaruar një konflikt banal që kishin pasur më herët. Por debati agravoi në përplasje fizike mes tyre, ku Bici u plagos me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital./abcnews.al