Zjarret katastrofike në Australi, evakuohen rreth 30 mijë njerëz

schedule08:24 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:24 - 28 Shkurt, 2024

Zjarrfikësit në Australi po luftojnë me zjarret që kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve. Temperaturat e larta dhe erërat kanë rritur rrezikun e zjarreve në disa zona të Viktorias dhe Australisë Jugore, sipas Byrosë së Meteorologjisë të Australisë.

Rreth 30,000 njerëz u urdhëruan të evakuohen nga Viktoria para mesditës së së mërkurës. Temperaturat po rriten me shpejtësi në intervalin 40°C, me erërat që arrijnë shpejtësinë 60 deri në 70 kilometra në orë.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin që filloi të enjten e kaluar në qytetin rural të Bayindeen, rreth 190 kilometra në perëndim të Melburn, dhe nuk është ende nën kontroll, sipas departamentit të shtetit.

Gjashtë shtëpi janë shkatërruar deri më tani.

Këto janë zjarret më katastrofike pas 4 vitesh të zjarreve në Australinë juglindore, që shkaktuan 33 viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!