Temperaturat e ulëta në SHBA, ngrijnë ujëvarat e Niagarës

schedule12:20 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 12:20 - 30 Dhjetor, 2017

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga temperaturat e ulëta të cilat në disa zona arrijnë deri në minus 30 gradë celsius. Pamjet më spektakolare vijnë nga ujvarat e Niagarës në kufi me Kanadanë ku uji është transformuar në copa të mëdh akulli. Nga Boston në Oklahoma dhe Uashington temperaturat shkojnë nga minus 9 deri në minus 40 gradë. Kur sfera e kristaltë të bjerë në Nju Jork për të festuar mesnatën e ndërrimit të viteve temperaturay do të jenë në minus 20 gradë. Hera e fundit kur temperaturat ishin kaq të ulëta në prag të vitit të ri ka qenë në 1962-shin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!