Izraeli paralajmëroi këtë të diel se do të tërhiqej nga gara e Eurovisionit të këtij viti nëse organizatorët refuzojnë tekstin e këngës së tij si shumë të politizuar.
Eden Golan dhe kënga e saj “October Rain” janë përzgjedhur për të marrë pjesë në konkursin vjetor, i cili do të zhvillohet në maj në Malmö të Suedisë.
Teksti i këngës nuk i referohet haptazi sulmit të 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit, por nuk lë asnjë dyshim se është, sipas mediave në Izrael.
Pyetja për Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), organizator i konkursit, është nëse teksti i kësaj kënge mund të konsiderohet deklarata politike, të cilat Eurovisioni i ndalon.
EBU tha se ishte “duke shqyrtuar tekstin” dhe se ende nuk ishte marrë një vendim përfundimtar.
Sulmet e kryera nga Hamasi në Izrael më 7 tetor lanë të paktën 1,160 të vdekur. Sipas zyrtarëve izraelitë, rreth 250 persona u morën peng, duke përfshirë 130 që ende mbahen në Gaza.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka vrarë më shumë se 29,600 njerëz deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit./abcnews.al