Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës

schedule17:28 - 25 Shkurt, 2024

schedule 17:28 - 25 Shkurt, 2024

Në prag të samitit që do të zhvillohet në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falenderuar Shqipërisë për solidaritetin e palëkundur ndaj Ukrainës. Në një postim në platformën X, teksa ka ndarë mesazhin e presidentit Bajram Begaj, Zelensky ka shkruar:

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”.

Forumi botëror për sigurinë e Ukrainës do të mbahet me 28 Shkurt, ku do të bëhet bilanci i luftës dhe Perëndimi do të përforcojë angazhimin për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën me Rusinë.

Mbajtja e këtij forumi në Shqipëri është një tjetër moment i rëndësishëm për vendin, teksa gjatë Këshillit të Sigurimit në OKB, Tirana ishte përkrah Uashingtonit në udhëheqjen e betejës kundër agresionit rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!