Irani mohon se ka dërguar raketa balistike në Rusi

schedule21:24 - 23 Shkurt, 2024

schedule 21:24 - 23 Shkurt, 2024

Irani mohoi të premten se ka furnizuar Rusinë me raketa balistike, disa ditë pasi SHBA tha se do të kishte një përgjigje të fortë ndërkombëtare për çdo veprim të tillë.

Në fillim të kësaj jave Reuters, duke cituar gjashtë burime, raportoi se Irani i kishte dërguar Rusisë një numër të madh armësh të fuqishme balistike, duke thelluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve që i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së.

Administrata presidentit amerikan Joe Biden paralajmëroi dje Iranin për një përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nga komuniteti ndërkombëtar nëse Republika Islamike i ka ofruar Rusisë raketa balistike.

“Pavarësisht kufizimeve ligjore për shitjen e raketave balistike, Irani është moralisht i detyruar të përmbahet nga transaksionet e armëve gjatë luftës Rusi-Ukrainë për të parandaluar shpërthimin e luftës. (Ky) bazohet në respektimin e Iranit ndaj ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së” tha delegacioni iranian në Kombet e Bashkuara në një postim në X.

Kufizimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për eksportet e raketave, dronëve dhe teknologjive të tjera të Iranit përfunduan në tetor. Megjithatë, SHBA-ja dhe BE-ja mbajtën sanksione ndaj programit të raketave balistike të Iranit, mes shqetësimeve për eksportet e armëve për përfaqësuesit e saj në Lindjen e Mesme dhe Rusinë.

Irani fillimisht mohoi furnizimin me dronë për Rusinë, por muaj më vonë pranoi se kishte furnizuar një numër të vogël dronësh përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!