Rrapaj: Agroturizmi, sektori i së ardhmes. Civici: Me rëndësi përdorimi deri në 70% i produkteve të zonës

schedule20:34 - 23 Shkurt, 2024

schedule 20:34 - 23 Shkurt, 2024

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se agroturizmi është sektori i së ardhmes dhe në këtë mënyrë i është ofruar mbështetje të gjitha investimeve në këtë sektor.

Ndërsa, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici ka thënë se do t’u jepen mundësi për lehtësira të tjera, veç investimeve, pasi me rëndësi është përdorimi deri në 70% i produkteve të zonës

Rrapaj: “Ky është sektori i së ardhmes. Është i domosdoshëm promovimi tani i mendimeve të kundërta në mënyrë që ne ta hedhim dhe ta ngremë këtë sektorë mbi baza të shëndosha. Natyrisht që ne e kemi shpërndarë në të gjitha shoqatat, ka disa ditë që ka dalë në faqen e ministrisë. Besoj do ketë dhe një ballafaqim dhe fizik lidhur me këtë çështje, pavarësisht nga shkrimet që ne do të bëjmë derisa të shkojë në kuvend. Por po e them paraprakisht, që mendimi jonë është që nga do të vijnë burimet, cilat janë ato që ne duhet të përqendrohemi, si do të tërheqim vëmendjen e politikbërësve, në mënyrë që financimi për këtë sektor të jetë i jashtëzakonshëm. Ne kemi kërkuar që dhe projekti për “100 fshatrat” në një proces të ngadaltë duhet të vazhdojë me 100 të tjerë, derisa të kemi mundësi që këtë sektor ta bëjmë atraktiv si në zonat bregdetar”.

Civici: “Ajo ka shumë çështje që mund të mblidhen në dy shtylla kryesore: punësim dhe deverisifikim shërbimi, pra shtim shërbim. Kur flas për punësim, dua të them që të rinjt dhe gratë që janë ata që duhet të fuqizohen kur punojnë në agroturizëm dhe vuajnë dhe më shumë qendrimin në zonat rurale, patjetër që e meritojnë, por dhe eksperienca ka treguar që kanë qenë më të suksseshëm. Gratë aktualisht janë të punësuar 40% ose më pak, qëllimi është të arrihet 60% ose më shumë. Të rinjtë janë aktualisht 30% ose më pak, qëllimi është të arrihen 50% ose më shumë. Çështja është si do t’ia arrijmë? Kjo ishte vetëm për punësimin, ndërsa në krahun tjetër te diversifikimi, siç e dimë një agroturizëm nuk ka vetëm restorantin, ka fermën, është bazike, kemi shtuar dhe bletët që nuk kanë qenë. Elementi i fermës është i pari, elementi i dytë është këndi edukativ, është një vend që ti i shpjegon fëmijëve dhe të rriturve se çcfarë ndodh aty në fermë, sepse qyteti ndonjëherë është i paditur se çfarë ndodh në fshat. E treta, është një agroturizëm, që 70% e produkteve që tregtojnë aty është nga zona, sigurisht nga bashkia që ti ndodhesh.

Siç ju thash kishim vështirësi që ta certifikonim se nuk plotësonim kushtet, i kishim 6 deri në 60 dhoma për shembull. Kështu që u shëndrrua në 6 deri në 60 shtretër, për sa kohë unë fle eksperiencën unë e marrë. Ishte kërkesa për plotësimin 10 deri në 80 tavolina e cila ka shumë kosto, kështu që e shëndrruam atë dhe e bëm 10 deri në 80 vende ulëse, bazuar dhe në konceptet europiane”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!