Aktorja Pamela Salem, e njohur për rolin e saj në filmin për agjentin sekret më të famshëm James Bond, “Never Say Never Again”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, njoftoi BBC.
Në filmin e vitit 1983, në të cilin Sean Korney luajti agjentin sekret 007 për herë të shtatë dhe të fundit, Salem kishte rolin e sekretares së tij Miss Moneypenny.
Në vitet 1980, ajo luajti gjithashtu në serialin televiziv të njohur britanik “Doctor Who”, duke interpretuar rolin e profesoreshës Rachel Jensen.
Lajmin për vdekjen e aktores britanike e ka bërë të ditur Big Finish Productions, i cili prodhoi shumë filma, ku u shfaq Salem./abcnews.al