Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha sot se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke theksuar se pasojat e kësaj lufte janë të dukshme edhe në Europë.
“Ukrainasit po luftojnë për sundimin e ligjit, demokracinë, lirinë, kundër tiranisë”. Ata po luftojnë për vlerat dhe sigurinë tonë.
Kjo është arsyeja pse ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Von der Leyen në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk dhe kryeministrin belg Alexander de Crook në Varshavë.
Ajo përshëndeti vendimin për të krijuar një grup të përbashkët për t’iu përgjigjur dezinformatave ruse.
/abcnews.al