Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti në fundjavë

schedule09:41 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:41 - 23 Shkurt, 2024

Fundjavë me vranësira dhe reshje të pakëta shiu të shoqëruar me erë. Meterorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të sjellë zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin, duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut dhe herë pas here si rrebeshe, ku më të dukshëm do jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore

“Edhe pse mëngjesi i sotëm ka nisur me mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirat, në fakt vranësirat më të dukshme janë në zonat veriore dhe jugore. Pasditja do të sjellë prezencën e vranësirave dhe reshjet e pakëta të shiut në të gjithë territorin e vendit. Në orët e mbrëmjes kemi një përmirësim të përkohshme të kushteve të motit. Orët e vona të natës dhe orët e para të mëngjesit do të sjellë zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin, duke bërë që të kemi prezentë reshjet e shiut dhe herë pas here si rrebeshe, ku më të dukshëm do jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore. Do të jetë situata e paqëndrueshëm edhe në orët e pasdites dhe ditën e dielë do të kemi reshje shiu. Herë pas here reshjet e shiut do jenë të shoqëruar me mini-stuhi ere. Do të kemi fuqizim të parametrave të erës, deri në 60 km/h.

Për sa i përket temperaturave të ajrit mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperaturën 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do jetë 20 gradë Celsius në zonat bregdetare. Ditën e shtunë do të kemi rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumi të shkojë në 20 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat në orët e para të mëngjesit në zonat malore do jenë në 3 gradë Celsius”tha Osmani.

Situatë e ngjashme metorologjike pritet të jetë edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

“Kosova, Maqedonia e Veriut, mëngjesi i sotëm ka nisur në mbizotërimin e motit të qëndrueshme, vranësirat gjatë pasdites do jenë më të shpeshta. Përgjatë fundjavës do kemi prezent reshje shiu dhe dëbore, por të pakëta. Për s ai përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperatura 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi në 13 gradë Celsius. Të dielën do kemi një ulje të temperaturave, që pritet të regjistro9het vlera 13 gradë Celsius. Në Maqedoninë e Veriut, pritet që ditën e shtunë temperatura të shkojë në 16 gradë Celsius”, tha ai. /abcnews.al