Indi, Hasani takon homologun Jaishankar: Fokus thellimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

schedule13:03 - 22 Shkurt, 2024

schedule 13:03 - 22 Shkurt, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit sot nga Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

Ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Indi, teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të forcuar dhe avancuar më tej këtë marrëdhënie.

Sipas kryediplomatit shqiptar, rihapja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në New Dehli së shpejti, do të krijojë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, turizmit dhe jo vetëm.

Më tej, ministrat shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në rajonet respektive, duke theksuar se fryma e zgjidhjes së konflikteve me bisedime është kontribut thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kjo është vizita e parë në 15 vite e një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në Indi.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Indisë u vendosën për herë të parë në vitin 1956.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!