Pas fermerëve dhe bletarëve protestës në Greqi i janë bashkuar edhe studentët. Që në orët e para të mëngjesit qendra e Athinës u bllokua nga qytetarë të shumtë.
Në protestë janë bashkuar edhe punonjës të shëndetësisë dhe përfaqësues të arsimit.
Dukë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, fermerë kanë thirrur njëzëri nën sloganin “studentë-fshatarë, një zë e një grusht”.
Bujqit thonë se janë prekur edhe nga ndryshimi klimatik, pasi klima e të nxehtit ekstrem dhe zjarret kanë ndikuar negativisht.
Prej disa javësh, ata kanë bllokuar rrugët dhe pikalimet kryesore në Greqi, ndërsa sindikatat kanë biseduar me qeverinë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për ndihmë financiare.
/abcnews.al/