Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Suedia: Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë ndërkombëtare

schedule15:34 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:34 - 21 Shkurt, 2024

Rusia përfaqëson kërcënimin kryesor ndërkombëtar të sigurisë për Suedinë dhe armiqtë e jashtëm mund të përpiqen të përfitojnë nga kërcënimi në rritje i dhunës nga ekstremistët islamikë dhe e djathta ekstreme, njoftoi të mërkurën Shërbimi Suedez i Sigurisë.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë në një situatë të rëndë sigurie”, tha drejtoresha e Shërbimit të Sigurisë, Carlotte von Essen. Ajo tha gjithashtu se Kina dhe Irani përbëjnë ende një kërcënim, ndërsa të dy vendet bashkëpunojnë deri në një masë, raporton Reuters.

Raporti vjetor i Shërbimit të Sigurisë deklaroi se armiqtë e jashtëm mund të përdorin organizatat e ekstremit të djathtë dhe islamist për veprime që mund të kërcënojnë sigurinë e Suedisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!