Gjithçka zyrtare, Tuchel te Bayern deri në fundin e sezonit

schedule10:56 - 21 Shkurt, 2024

schedule 10:56 - 21 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është zytare, me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, që do të mbyllë “hespat” e tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich, por jo që në këtë moment, teksa mesditën e kësaj të mërkure, me anë të një komunikate zyrtare, rekordmenët e futbollit gjerman kanë njoftuar se strategu, 50-vjeçar do të jetë në stolin e “Të Kuqve”, deri në fundin e këtij sezoni.

Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës së Bayern më 24 mars 2023 pas shkarkimit të Nagelsmann, ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por nuk ka arritur të arrijë rezultatet e dëshiruara, duket detyruar kështu palët, të arrinin një marrëveshje miqësore së fundmi, për të shkëputur bashkëpunimin pasi të mbyllet ky sezon.

E vetmja arritje e Tuchel në stolin e “gjigantëve” të Gjermanisë është fitimin i titullit kampion sezonin e kaluar e që prej atij momenti ka humbur Superkupën e Gjermanisë, është eleminuar në Kupë, nga një ekip “amator”, si Saarbrucken, është me “një këmbë” jashtë UEFA Champions League, si dhe mban vendin e 2-të në tabelë, me plot 8 pikë diferencë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!