Protesta 3D e Berishës/ Mahmutaj: Ka hall personal me SPAK-un. Krahasimi i tij me Navalnyn është hipokrizi

schedule23:37 - 20 Shkurt, 2024

schedule 23:37 - 20 Shkurt, 2024

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka hall personal me SPAK-un.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahumtaj u shpreh se të krahasosh Berishën me ish liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, është hipokrizi.

“Kush do t’i organizojë momentalisht? Berisha, që ka akuza për vrasje, vjedhje, dëbim të shqiptarëve, kush do t’i drejtojë këta njerëz, Ilir Meta, hajduti i famshëm i floririt? Nëse Berisha ka gjetur për të bërë krahasim me Navalny, është shumë larg. Kemi një lloj dispropocioni të jashtëzakonshëm. Berisha ndodhet në arrest shtëpie për vjedhje. Navalny ishte në burg vetëm sepse kishte folur kundër Putinit. Berisha, i cili nuk ka lënë krim pa bërë, ka ende kurajo për të folur. Halli i Berishës me SPAK, është hall personal, nuk është hall i shqiptarëve, nuk është hall i militantëve. Federata opozitare ka zgjedhur njeriun më të gabuar për t’u organizuar, ka zgjedhur njeriun më të mbrapsht, Sali Berishën.

Opozitës shqiptare nuk i kanë munguar asnjëherë figurat, mendjet e ndritura, që mund ta vendosnin opozitën përpara. Hallin që ka me SPAK, kërkon ta zgjidhë përmes një grupi militantësh, që kanë bërë zgjedhjen e gabuar. Ky lloj bashkimi nuk i jep kredite as opozitës dhe as Berishës. Opozita në përgjithësi, nëse do të përfaqësohet nga Berisha, bën një zgjedhje të gabuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!