“Basha s’mund të bëjë copy paste Berishën”/ Zheji: Kërkon aleancën me SPAK, sesa me një shesh që nuk e ka

schedule20:50 - 20 Shkurt, 2024

schedule 20:50 - 20 Shkurt, 2024

Analisti Artur Zheji thotë se Lulzim Basha nuk mund ta kopjojë Sali Berishën në veprimet e tij, pasi do të ishte një klon i dobët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se Basha kërkon aleancën me SPAK, sesa me një shesh që ai, por edhe Berisha nuk e ka.

“Basha nuk mund të bëjë copy paste dhe të bëjë atë që bën Foltorja dhe Berisha, se do të ishte një klon i dobët. Bëri goxha padi për kryeministrin në lidhje me çështjen McGonial, inceneratorët. Basha kërkon dhe thotë se është më inteligjente të bësh aleancë me SPAK, sesa me sheshin që as ai dhe doktori nuk e ka. Jemi në këtë parodi, mbaroi protesta, hëngrën sanduiçë ata të shkretët, nuk kanë pasur iluzione dhe janë kthyer në shtëpi. As spektakli radikal që demokrati qe nuk erdhi dot, që të frymëzohet, nuk kishte. Në këtë pikëpamje, më mirë aleancë me SPAK, se me një shesh që nuk është revolucionare”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!