Analisti Skënder Minxhozi thotë se Foltorja ishte e bashkuar në protestën e zhvilluar këtë të martë, përpara godinës së Kryeministrisë, por megjithatë, nuk ofron zgjidhje brenda institucioneve.
N1ë emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Foltorja duhet të thotë se çfarë zgjidhje ka për t’u rikthyer si parti sfidante.
Skënder Minxhozi: Ndodhemi në vitin e 11-të dhe më duhet ta nënvizoj që këta zotërinj ndodhen në pakicë. Këta kreun e kanë në arrest shtëpie. Ne, zgjidhjen do ta gjejmë te rruga, zgjidhja më e afërt ishte 20 shkurti, kështu u pompua dhe kështu u shit. Këta nuk ofrojnë më zgjidhje brenda institucioneve. Parlamentin nuk e quajnë, presidentin nuk e quajnë, ambasadorët janë të korruptuar. Këta njerëz duhet të na thonë se çfarë zgjidhje kanë për t’u rikthyer në pushtet si parti sfidante. Sot, opozita, na u paraqit e bashkuar.
Ndërsa analisti Artur Zheji shtoi se brenda Foltores po luhet një betejë e fortë.
Artur Zheji: Luhet një betejë e fortë për karrierë politike brenda Foltores./abcnews.al