“Demokratët nuk dolën me iluzionin se do rrëzojnë Ramën”, Zheji: Duan të duken që kur të vijnë në pushtet të shpërblehen

schedule20:40 - 20 Shkurt, 2024

schedule 20:40 - 20 Shkurt, 2024

Analisti Artur Zheji deklaroi në “Real Story” se demokratët nuk dolën në protestë me iluzionin se do të rrëzojnë Edi Ramën. Por sipas Zhejit, ata duan të duken që kur të vijnë në pushtet të shpërblehen.

Unë mendoj që asnjë nga demokratët e mençur që është nisur për protestë nuk ka pasur iluzionin të rrëzojë Ramën. Por mbushin hapësirën e kohës me volum se një ditë ata do vijnë në pushtet dhe të ngjisin shkallët e hierarkisë brenda opozitës, në mënyrë që të mbahet mend që ne kemi qenë në protestë, sakrifica jonë dhe të shpërblemi kur të vijmë në pushtet. Unë e shoh kështu, bindjen që duan të rrëzojnë kryeministrin nuk e kanë. E dyta, krijimi i një lideri suprem nga ana e Gaz Bardhit, Salianjit, të këtij grupi që deri dje e refuzonte Berishën dhe presin të përfitojnë nga hiret e doktorit, pasi ai e luan lojën e madhe. Këta duhet të mendojnë që ta kenë mirë me Argitën. Thjesht demokrati mesatar dhe i thjesht vjen me bindjen që unë do bëj volum politik me protestë dhe me angazhime, në mënyrë që unë të jem i shënuar kur të vijmë në pushtet”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!