Barazimi i Teutës ndaj bardhebluve, Martini: Tirana luajti me shumë forca në mbrojtje

schedule19:25 - 20 Shkurt, 2024

schedule 19:25 - 20 Shkurt, 2024

Teuta barazoi pa gola në Durrës përballë Tiranës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh se me bardheblutë ishte një lojë e mbyllur dhe gjithashtu foli për shanset në Europë nëpërmjet Kupës ose kampionatit.

“Tirana luajti me shumë forca në mbrojtje. Kishte çuar shumë forca në mesfushë. Normalisht ndeshjet e Kupës janë pak specifike. Në pjesën e parë kishim mundësinë për të shënuar dy herë ndryshuam diçka në minutën e 60’. E bllokuam Tiranën në lojën nga poshtë. Pastaj me ndryshimin që bëmë në pjesën e dytë kishim ne rastet tona. Aty ku kemi pikën më të fortë nuk bëjmë atë që kërkojmë.

Do ta shohim nesër gjendjen e Çyrbjas. Doktori thotë që mund të ketë menisk, por të shpresojmë që mos të jetë ashtu.

Faust ka dhe një shqetësim. Kotobelli na u dëmtua dje në stërvitje. Mund ta përdorja 10-15 minuta. Por kemi ndeshje tjetër të shtunën dhe preferoja mos ta rrezikoja.

Qaqi po na mungonte, Daja po na mungonte. Këto ishin ata që kishim mundësi. Duke parë që janë me dy takime, kemi forcën për t’u përballur me Tiranën si të barabartë. Me ndërrimin i dhamë pak forcë sulmit, por nuk ishim aty ku duhej.

Kupa është një mundësi që të çon drejt Europës. Edhe Tirana në kushtet që ndodhet, janë shanset që ne të kualifikohemi. Do të luftojmë në të dyja frontet që të jemi të kujdesshëm”, tha Martini për “MCN”./ h.ll/abcnews.al