Një 14 vjeçar në Verona të Italisë i ka shpëtuar jetën një burri duke i bërë masazh kardiak. I mituri ka treguar se kur pa personin të shtrirë përtokë, bëri këtë veprim që e kishte parë një natë më parë në një serial televiziv.
“Pa ndërhyrjen time, mjekët më thanë se ai do të kishte vdekur”, ka thënë djali. Ai shpjegon se masazhin e bëri për 15 minuta. “Nuk jam ndalur kurrë derisa mbërriti ambulanca dhe më pas e çoi në spital”. /abcnews.al