Regjimi po jetonte ditët e fundit pasi kishte lejuar pluralizmin politik.
20 shkurtin e vitit 1991 mijëra qytetarë të nxitur nga greva e urisë së studentëve të cilët kërkonin t’i hiqej emri i diktatorit Enver Hoxha universitetit vërshuan në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë për të rrëzuar bustin e tij
Blendi Gonxhja, atëherë një prej studentëve organizator 33 vjet më pas kujton se paradoksalisht pengesat erdhën edhe nga andej nga nuk e prisnin.
“Por hasëm një kundërshti, hezitim, atëherë mund të quhej pragmatizëm i politikës të atyre muajve të parë të themelimit të PD, nga ana tjetër historia tregon më pas pjesa e atyre që përfaqësonin mendësinë e vjetër në PD e re, opozitën e parë shqiptare pas diktaturës në fakt ishte në themelin e kësaj kundërshtie. Hasëm në refuzime në PD për të mbështetur grevën e studentëve qëllimin kryesor tonin që ishte heqja e emrit nga universiteti”
Por studentët nuk u ndalen, pasi ata kishin një synim
“Në fillim s’ka qenë rrëzimi i bustit, por rrëzimi i kultit ajo që ne synonim kjo nuk mund të ishte një shoqëri që niste rrugëtimin demokratik nën hijen e diktatorit gjithandej, qoftë në mendje e në universitete. Kjo ishte dhe një thirrje për gjithë politikën që diktatorin që kemi brenda duhet ta shkundim dhe ta rrëzojmë para se të nisim një rrugë të re, pak a shumë moto e studentëve”
20 shkurti shënoi fundin e diktaturës. Është dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Por a është realizuar ëndrra e studentëve të dhjetorit 90, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa?
“Kjo është sfida më e madhe sot të fitojmë kohën e humbur dhe që është një nga arsyet që i jam përgjigjur thirrjes për një prej detyrave që kam marrë përsipër të bëj që është të kapim objektivin të bëhemi si gjithë Europa e të kemi standard jetese mirëqënie në Shqipëri që brenda 2030 të jetë kampione në rajon”/ abcnews.al
View this post on Instagram