Të gjithë kundër Tuchel, mediat gjermane kritikojnë trajnerin, “senatorët” të pakënaqur

schedule11:56 - 20 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 20 Shkurt, 2024

Për momentin është i konfirmuar, por ky status mund të ndryshojë shumë shpejt. Thomas Tuchel, ashtu si Bayern Munich, po jeton ditë të vështira, pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, me “Bavarezët” dhe tifozët, që nuk janë mësuar që skuadra të pësojë tre humbje radhazi mes kampionatit dhe Champions League.

I njëjti diskutim edhe për “senatorët” e ekipit si Neuer, Kimmich e Thomas Muller, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pikërisht këta lojtarë udhëheqin edhe revoltën kundër Thomas Tuchel në dhomat e zhveshjes, me teknikun gjerman, që duhet të kthejë shumë shpejt skuadrën në shinat e suksesit, por me disa prej futbollistëve të pakënaqur, kjo nuk do të jetë diçka e lehtë.

Ndeshja e së shtunës kundër “Demave” të RB Leipzig, mund të jetë e fundit për Tuchel, ndërsa që tani në mediat gjermane kanë nisur të flasin për zëvendësuesin e tij në pankinën bavareze, ku tre prej tyre janë emra goxha të njohur në elitën e futbollit evropian, duke nisur nga Zinedine Zidane apo Antonio Conte, të dy pa skuadër.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një zgjidhje alternative, një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe më pas pankina t’i dorëzohet spanjollit, Xabi Alonso, trajnerit që po shkëlqen në drejtimin e “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, me këta të fundit, që konsdierohen si një nga “shkaktarët” e krizës së “Bavarezëve”. /i.m /abcnews.al