“Debutimi” në “shtëpi”, Muçi: Ëndërr e bërë realitet

schedule22:56 - 19 Shkurt, 2024

schedule 22:56 - 19 Shkurt, 2024

Besiktas rikthehet te fitorja në Superligën turke teksa mposhtën në “shtëpi”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Konyaspor pjesë e së cilës janë Sokol Cikalleshi e Valon Et’hemi, ku padiskutim protagonistët absolut në fitoren e “Shqiponjave të Zeza” ishin “yjet” shqiptarë,  Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Pas përfundimit të 90 minutave, ish-“ylli” i “Bardhebluve” të Tiranës komentoi për mediat, ndeshjen e tij të parë, në “Tupras Stadium”, para tifozëve të Besiktas, teksa tha se të luante para tifozëve të “gjigantëve” turq ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Të luaja para tifozëve tanë ishte një ëndërr e realizuar për mua. Është një burim krenarie e madhe. Kam luajtur ndeshjen e parë në shtëpi dhe mezi pres të luaj pjesën tjetër. Jam shumë i lumtur me fitoren. Mund të luaj në çdo pozicion në sulm.

Sigurisht që do të bëj edhe pjesën mbrojtëse të punës, por mund të luaj në çdo pjesë të sulmit. Jemi në një rrugë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të fitojmë ndeshjet jashtë dhe në shtëpi. Na presin ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Mësova për këtë çështje një ditë më parë kur isha me ish-skuadrën time. Më pas më thanë se duhet të shkonim në Stamboll në orën 17:00. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, është një ëndërr e realizuar për mua”,- u shpreh “legjionari” i Kombëtares sonë. /i.m /abcnews.al