Pritjes së tifozëve “bardheblu” i vjen fundi, Tirana shkarkon Julian Ahmatajn

schedule21:16 - 19 Shkurt, 2024

schedule 21:16 - 19 Shkurt, 2024

Pritjes së tifozëve “bardheblu” duket se i ka ardhur fundi, teksa pas rezultateve të vazhdueshme negative dhe veçanërisht derbit të fundit të humbur, ndaj rivalëve të përjetshëm, të “Demave të Kuq”, të Partizani, bordi i rekordmenëve të Tiranës ka vendosur t’i japë fund “aventurës” së teknikut, Julian Ahmataj, në “Selman Stërmasi”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i Tiranës ka shkarkuar 44-vjeçarin, i cili qëndronte në pankinë prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin, teksa arriti të regjistronte, 19 ndeshje në total në “aventurën” e dytë si trajneri i “Bardhebluve”, mirëpo nuk arriti të bindte me rezultatet e tij, jo në pak raste.

Ndërakq, kujtojmë se Tirana renditet në vendin e 4-t të tabelës, pas javës së 24-t në Superiore, me 34 pikë, dy mbi Dinamo City, me këta të fundit që numërojnë një takim më pak, ndërsa këtë javë, Tirana luan në shtëpi kundër Laçit në takimin e ardhshëm, ndërkohë, tifozët presin me kuriozitet se cili do të jetë trajneri i tretë i skuadrës së tyre të zemrës gjatë këtij edicioni. /i.m /abcnews.al