Mungon vetëm zyrtarizim nga klubi, De Laurentiis shkarkon teknikun Walter Mazzarri

schedule19:56 - 19 Shkurt, 2024

schedule 19:56 - 19 Shkurt, 2024

“Aventura” e italianit, Walter Mazzarri te kamiponët në fuqi, të Serie A mund të quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh i “Bluve” të Napoli ndaj skuadrës së Genoa në fundjavë ka bërë që Presidenti i këtyre të fundit, të humbasë durimin dhe t’i komunikojë shkarkimin trajnerit 63-vjeçar, ndonëse nga klubi napoletan nuk ka ardhur ende komunikata zyrtare.

Sipas raporimeve më të fundit, të mediave napoetane, Mazzarri ka drejtuar seancën e sotme stërvitore dhe është larguar nga qendra stërvitore e klubit, pasi ka rënë dakord të ndërpresë bashkëpunimin me presidentin De Laurentiis dhe ky i fundit duket se ka gjetur menjëherë edhe zëvendësuesin e teknikut 63-vjeçar.

Bëhet fjalë për një tjetër italian e më konkretisht, teknikun e Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, teksa ka arritur të marrë edhe miratimin nga Federata Sllovake e Futbollit që të ulet edhe në pankinën e Napoli për tre muaj, me 55-vjeçarin, që pjesë edhe ish-kapiteni i skuadrës, Marek Hamsik.

Ndërkaq, kujtojmë se kjo do të jetë hera e tretë për teknikun, Francesco Calzona, në stolin e Napoli, pasi në dy eksperienca të mëparshme ka shërbyer si ndihmës-trajner, ndërsa tani pritet të kthehet si trajner i parë dhe të provojë t’i ndryshojë fytyrën skuadrës deri në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al