Shpesh kemi dëgjuar që një klub ka shkarkuar një futbollist për shkak se mund të ketë qenë subjekt i ndonjë akuze të rëndë.
Por tashmë ka një shkak tjetër që nuk ka qenë i dëgjuar më parë. Besiktas, klubi i njohur turk, ka ndërprerë kontratën me lojtarin e tyre 21-vjeçar, Emirhan Delibas.
Shkaku që ka çuar klubin e shqiponjave të merrte këtë vendim ka qenë fakti se lojtari në fjalë, kishte një llogari personale në një aplikacion qe funksionon per të njohur njerëz dhe per te dalë me ta, pra një aplikacion për “dating”./h.ll/abcnews.al