Bashkëshortja e Navalny: Putin e helmoi me Novichock, po fsheh trupin për të zhdukur gjurmët

schedule12:08 - 19 Shkurt, 2024

schedule 12:08 - 19 Shkurt, 2024

Bashkëshortja e Alexei Navalny ka publikuar një deklaratë për vdekjen e bashkëshortit të saj. Ajo ka akuzuar autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij, duke thënë se autoritetet ishin ende duke pritur që gjurmët e Novichok, një agjent nervor të zhdukeshin nga trupi i tij.

“Një person tjetër duhet të ishte këtu në vendin tim, por ai person u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg përtej rrethit të Arktikut, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë.

“Ne e dimë saktësisht pse Putin e vrau Alexein tre ditë më parë. Ne do t’ju tregojmë së shpejti. Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe për veten tonë është të vazhdojmë të luftojmë.”

“Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni përkrah meje,” theksoi  ajo

Ajo gjithashtu fajësoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ai vrau burrin e saj. Deklarata e saj vjen pasi zëdhënësja e Navalny tha se nëna dhe avokati i tij u ndaluan të shihnin trupin e tij në një morg këtë mëngjes.

/abcnews.al