Mazzari pranë shkarkimit nga Napoli, trajneri i Sllovakisë pranon të punojë me klubin italian

schedule11:58 - 19 Shkurt, 2024

schedule 11:58 - 19 Shkurt, 2024

Mazzari është pranë shkarkimit nga klubi i Napolit, ku rezultatet e dobëta kanë vënë nën shënjestër trajnerin italian.

Së fundmi, raportohet se Napoli ka kontaktuar trajnerin Francesco Calzona, ku aktualisht është trajneri i kombëtares së Sllovakisë. Federata e Futbollit të Sllovakisë ka aprovuar që Calzona të bëjë një punë të dyfishtë, ku primare do të jetë roli i tij te kombëtarja në fjalë dhe te Napoli të jetë trajner të paktën deri në qershor.

Në rast se Calzona vjen, Marek Hamsik do të rikthehet te ish-klubi i tij si pjesë e stafit të teknikut italian. Tashmë pritet vendimi që do të marrë klubi i Napolit./h.ll/abcnews.al