Massimo Mauro, ish-futbollist dhe tani komentator, ka thënë fjalën e tij për Rafael Leao në studiot e “Sportmediaset”. Një sulm për personalitetin e portugezit, i cili ditën e dielë luajti pjesën e dytë ndaj Monza, në ndeshjen e Milanit që humbi 4-2.
“Ekipet e mëdha ndërtohen kur lojtari më i fortë është mbi gjithçka. Nëse lideri juar është një reper, ai rri rrotull, nuk motivon shokët e tij të skuadrës.
Ai bën tre driblime dhe më pas asgjë. Ai zëre se nuk luajti fare kundër Monzës”, është shprehur me kritika Mauro./h.ll/abcnews.al