Aktori irlandez Cillian Murphy, i cili luan si “babai i bombës atomike” J Robert Oppenheimer, u shpall aktori më i mirë. Ndërsa Robert Downey Jr u nderua në kategorinë mbështetëse.
Aktorja Emma Stone, u shpall aktorja më e mirë për performancën e saj në Poor Things, dhe Da’Vine Joy Randolph.
Aktorja amerikane tha se ishte “e mahnitur” nga i gjithë ekipi që qëndron pas komedisë surreale.
Ndërsa drama e Holokaustit ‘The Zone Of Interest’ mori tre çmime.
“Oppenheimer” i Christopher Nolan ishte suksesi i madh i mbrëmjes duke fituar shtatë kategori gjithsej, përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
Ndërkohë, Poor Things, me Emma Stone fitoi pesë çmime Bafta.
Drama historike The Zone of Interest fitoi tre Bafta duke përfshirë Filmin Britanik të jashtëzakonshëm.
Ndërsa Barbie dhe Saltburn nuk arritën të fitojnë asnjë Bafta, pavarësisht se u nominuan.
/abcnews.al/