Manchester United ka arritur të fitojë ndaj Luton në transfertë me shifrat 1-2.
Sfida nisi menjëherë me gol, ku vetëm në sekondën e 35’ ishte Rasmus Hojlund që shënoi për Manchester United. Më pas, në minutën e shtatë, ishte përsëri Hojlund i cili dyfishoi shifrat.
Luton gjeti golin e nderit në minutën e 14’ me anë të Morris, dhe kaq ka mjaftuar për të mbyllur këtë sfidë.
Me këtë fitore, Manchester United ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Luton në vendin e 17 me 20 pikë./h.ll/abcnews.al