Të kopjosh me Chat GPT/ Inteligjenca Artificiale, ndihmë apo pengesë në shkolla?

schedule14:07 - 18 Shkurt, 2024

schedule 14:07 - 18 Shkurt, 2024

Inteligjenca artificiale është bërë pjesë e shoqërisë. Megjithëse cilësohet si e ardhmja e teknkologjisë, mënyra se si ajo përdoret konsiderohet si thikë me dy presa, kryesisht në arsim.  Programet e inteligjences artificiale, mund të shkruajnë ese, të zgjidhin pyetjet e provimeve dhe nxënësit i marrin aty të gatshme. Por sa po e dëmton kjo cilësinë e mësimdhënies?

Vetë nxënësit e pranojnë se e kanë përdorur ChatGPT dhe programe të tjera të inteligjencës artificiale për detyrat dhe projekte të ndryshme.

“E kam përdorur disa herë për të bërë detyrat e shtëpisë. Kam pasur një temë në letërsi për ese dhe doja të kisha disa pika kyce për ta zhvilluar këtë ese. Është një nga metodat më efikase le ta themi kështu që përdoret për të kopjuar me chatgpt dhe inteligjenca të tjera artificiale.

Sinkron: jo vetëm që më ka ndodhur ta përdor, por në fakt i përdorim shumë shpesh. Këtë fenomen e vërej jo vetëm tek vetja por edhe tek shokët e mi të klasës. por edhe në shkollë sepse na ndihmon ta bëjmë punën më shpejt.

“Për detyra po e kam përdorur. Masivisht është shumë i përhapur.”

Megjithëse e kanë përdorur, nxënësit pranojnë ndikimet negative të inteligjencës artificiale

“Nuk e këshilloj të përdoret sepse kjo na dembelizon dhe në këtë mënyrë nuk zhvillojmë aftësitë tona kreative.”

“Nuk mendoj se është një shpëtim i punës sonë dhe të dalim me rezultatete të shkëlqyera.”

Elena Sulo, mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeyqytet thotë se nuk janë të rralla rastet kur nxënësit i paraqesin projekte të marra nga programet e inteligjencës artificiale.

“Janë të afërta situatat kur ne kemi pasur projekte dhe kemi hasur problematika të tilla. Në projekte po, në provim nuk besoj, për aq kohë sa një gjë duhet të jetë nën kontroll, telefonat nuk lejohen. Thonë zysha jemi munmduar ta përpunojmë, por gjithësesi është e kuptushme dhe përpiqen ta anashkalojnë.”

Sipas saj, gjithnjë nxënësit joshen nga ideja për t’i marrë gjerat e gatshme. Por megjithatë, thote se një mësues është më gjendje ta identifikojë një punë që nuk e ka realizuar nxënësi, por një robot inteligjent.

“Ndoshta sot është pak më e vështirë për ta kuptuar, por ka pika kyce që është lehtësisht e identifikueshme për mësuesin.”

Që nga fillesat e saj, diskutimet mbi inteligjencën artificiale janë të shumta nëse është nevojë apo rrezik.

“Nëse e zhvillojmë për qëllime të mira mund të gjejmë info nga më të ndryshmet. Tin përdorim, por t’i përpunojnë në mënyrën e tyre. Nuk besoj se është penalizim pse ekzistojnë.”

Mesuesit thone se megjithëse kopjimi me inteligjencë artificiale është kthyer në një fenomen mjaft të përhapur, nga teknkologjia duhen marrë gjithmonë përfitimet pozitive dhe jo të abuzohet./abcnews.al