Manchester City dhe Chelsea janë ndarë ditën e shtunë në barazimin 1-1.
“Blutë” e Londrës ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Sterling në minutën e 42’ të sfidës.
Goli i barazimit erdhi tepër vonë, në minutën e 83’ falë Rodri. Edhe pse djemtë e Guardiolës ishin tepër kërkues për të fituar këtë sfidë, Chelsea arriti të menaxhonte situatën dhe të përballonte presionin e lartë të City.
Me këtë rezultat, Manchester City ndodhet në vendin e tretë me 53 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e 10 me 35 pikë./h.ll/abcnews.al