Arsenal ka arritur të marrë një fitore tepër të thellë në transfertë ndaj Burnley me shifrat 0-5.
Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 0-2, ku në minutën e katërt ishte Odegaard që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 41’ ishte Saka nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Arsenal nuk u ndal. Saka shënon përsëri në minutën e 47’, duke e çuar rezultatin në 0-3. Trossard gjithashtu shënoi në këtë sfidë, ku pas asistimit të Havertz, tundi rrjetën në minutën e 66’. Golin e katërt e shënoi pikërisht gjermani Havertz, ku në minutën e 78’ i vuri kapakun ndeshjes.
Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e dytë me 55 pikë.
Sfida tjetër mes Tottenham dhe Wolves është mbyllur me shifrat 1-2. Miqtë shënuan të parët në minutën e 42’, ku Gomes ndëshkoi “Spurs”.
Në fillim të pjesës së dytë, Tottenham barazoi menjëherë rezultatin me Kulusevski në minutën e 46’. Por për Wolves, ishte përsëri Gomes i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 63’ dhe kaq ka mjaftuar për këtë ndeshje.
Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e pestë me 47 pikë, ndërsa Wolves në vendin e 10 me 35 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e ndeshjes Burnley-Arsenal
Shikoni golat e ndeshjes Tottenham-Wolves