Prodhimi i energjisë elektrike ka regjistruar disa nga shifrat më pozitive të viteve të fundit.Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar të dhënat të cilat konfirmojnë situatën e mirë hidrike dhe mirmenaxhimin e kaskadës së Drinit. Sipas ERE në vitin 2023 është prodhuar 8.8 milion mëh energji elektrike ose rreth 1.8 milion më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë. Sasia e energjisë së prodhuar rezulton se është rreth 11% më shumë sesa konsumi i energjisë. Kjo nënkupton që qytetarët por edhe bizneset kanë konsumuar më pak energji duke e kursyer atë. Peshën kryesore të prodhimit të Energjisë e ka mbajtur KESH e më pas prodhuesit privatë. Niveli i ujit në Fierzë pothuajse gjatë gjithë vitit ka qenë mbi mesataren vjetore. Në dhjetor të vitit 2023 niveli i ujit në liqenin e Fierzës rezulton 284,5 metër ose 7 metra mbi mesataren historike. Situata e mirë hidrike ka bërë që gjatë 2023 të realizohet edhe shkëmbim i energjisë elektrike me Kosovën. Nga të dhënat e Ere rezulton se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka depozituar në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës 1.79 milionë MËh energji. Kjo sasi energji i rikthehet Shqipërisë zakonisht gjatë verës ku mungojnë reshjet dh si rezultat prodhimi i energjisë është më i vogël. Po ashtu nga të dhënat e ERE konstatohet një përmirësim I ndjeshëm edhe i humbjeve teknike në rrjet. Por përtej kësaj situate tashmë fokusi I qeverisë është që të rrisë prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme duke e kthyer Shqipërinë në një eksportues NETO deri në vitin 2030
PRODHIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE
2023 8.8 milion mWh
2022 7 milion mWh./abcnews.al