Presidentja Vjosa Osmani deklaroi në ditën e pavarësisë së Kosovës se Banjska është prova e Serbisë së vjetër dhe reagimi ndaj agresionit shtetëror serb ishte i vendosur.
“Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit që shkoj Kosova u sfidua sërisht. Reagimi ynë ndaj agresionit shtetëror serb ishte i vendosur dhe ju garantoj që kështu do të jetë. Në mëngjesin e 24 shtatorit, djemtë dhe vajzat tona kanë dëshmuar devotshmëri ndaj kësaj prove të Serbisë së vjetër. Ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e zonja në paqen në rajon. Kosovë ne të dalim zot sot dhe përherë, ishte mesazhi që dha Afrim Bunjaku, shpirti i tij u preht në paqe”.
Sakaq, ajo ka theksuar se në këtë ditë do të rinovojnë aleancat dhe do të shohin përpara për një të ardhme më të mirë të Kosovës.
“Angazhimi ynë ndaj këtyre parimeve duhet të vazhdojë të mbetet i palëkundur, që i jep zë atyre që nuk zë, është shoqërimi i një të ardhmeje premtuese, duke rinovuar aleancat. Ky vizion nuk është ëndërr, por një premtim që ne do ta arrijmë. Bekuar qoftë kombi ytë Kosovë. Urime dita e Pavarësisë!”/abcnews.al